Biden paraqet task forcën e re për energjinë me Evropën
BKT
   Ukraina

Biden paraqet task forcën e re për energjinë me Evropën

Presidenti amerikan, Joe Biden paraqiti iniciativën e re që ka për qëllim t’ia marrë Rusisë përfitimet nga energjia, të cilat Putini po i përdorë në “makinerinë e tij luftarake”.

Duke folur në Bruksel bashkë me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen, Biden tha se Rusia po përdorte furnizimin që po i bënte Evropës me naftë dhe gaz për të “detyruar dhe manipuluar fqinjët”.

Biden tha se SHBA do t’i ndihmojë Evropës për të reduktuar varshmërinë që ka në naftën dhe gazin rus, dhe se do të siguronte kontinentin për furnizim të mjaftueshëm për dy dimrat e ardhshëm.