12:44 / 25.03.2022
Kombet e Bashkuara dyshojnë për varreza masive në Mariupol
Drejtuesja e ekipit për Ukrainën e Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për të Drejta të Njeriut ka thënë se monitoruesit kanë marrë informacione të shtuara rreth varrezave masive në Mariupol, përfshirë një të tillë që mendohet se ka rreth 200 trupa.
“Ne kemi marrë informacione shtesë për varre masive që ka atje”, ka thënë Matilda Bogner, përmes një video linku nga Ukraina, duke shtuar se dëshmitë kanë ardhë nga pamjet satelitore.























