Erdogan Ukraina e Rusia kanë "mirëkuptim" për 4 nga 6 pikat e negociatave
BKT
   Ukraina

Erdogan Ukraina e Rusia kanë "mirëkuptim" për 4 nga 6 pikat e negociatave

Në një konferencë për media, Erdogan ka thënë se do të flasë sot me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, dhe gjatë fundjavës me presidentin rus Vladimir Putin.

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan ka thënë se Ukraina dhe Rusia, kanë arritur "një mirëkuptim" për katër nga gjashtë temat e kryesore të diskutuara gjatë negociatave mes të dy vendeve.

 “Ka gjashtë tema të negociatave mes Rusisë dhe Ukrainës, dhe  mes tyre duket se ka një mirëkuptim për katër  nga temat”, ka thënë Erdogan.

Sipas Erdoan mund të tërhiqet nga aspirata për anëtarësim në NATO, që gjuha ruse të pranohet si gjuhë zyrtare.

“ Komentet e Zelenskit për nevojën e një referendumi për kompromise me Rusinë tregojnë një lidership të mençur”, ka thënë Erdogan.