Gjermania pranon më shumë se 250.000 refugjatë ukrainas
BKT
   Ukraina

Gjermania pranon më shumë se 250.000 refugjatë ukrainas

Sipas Ministrisë së Brendshme gjermane, në vend kanë hyrë 253,157 refugjatë nga Ukraina.

Më shumë se çerek milioni refugjatë që kanë ikur nga lufta në Ukrainë kanë mbërritur në Gjermani.

Sipas Ministrisë së Brendshme gjermane, deri javën e kaluar në vend kanë hyrë 253.157 refugjatë dhe numri aktual i refugjatëve mund të jetë dukshëm më i lartë për shkak të mungesës së kontrolleve kufitare mes Polonisë dhe Gjermanisë.

CNN citon autoritetet gjermane që thonë se shumica e refugjatëve që mbërrijnë në Gjermani janë gra, fëmijë dhe të moshuar.