Biden, takohet të shtunën me refugjatët ukrainas
BKT
   Ukraina

Biden, takohet të shtunën me refugjatët ukrainas

Presidenti amerikan,në një fjalim në Poloni do të flas pse është e rëndësishme që bota e lirë të ruajë unitetin dhe vendosmëri përballë agresionit rus.

Presidenti amerikan, Joe Biden, do të takohet të shtunën me refugjatët ukrainas dhe ekipet humanitare amerikane në Poloni, do të takohet me presidentin polak, Andrzej Duda  dhe do të mbajë gjithashtu një  fjalim të veçantë.

“Ai do të mbajë nesër një fjalim madhor që do të flasë për rreziqet e këtij momenti, urgjencën e sfidës që ka përpara, çfarë do të thotë konflikti në Ukrainë për botën dhe pse është kaq e rëndësishme që bota e lirë të ruajë unitetin dhe vendosmëri përballë agresionit rus”, u ka thënë gazetarëve këshilltari për siguri, Jake Sullivan në Air Force One.