OKB-ja paralajmëron për krime lufte në Ukrainë
BKT
   Ukraina

OKB-ja paralajmëron për krime lufte në Ukrainë

OKB-ja ka njoftuar sot se ekzistojnë raporte që provojnë se forcat ruse po qëllojnë dhe vrasin civilë që përpiqen të evakuohen me makina, dhe për civilë të vrarë gjatë tubimeve paqësore.

Misioni i Organizatës së Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut, për Ukrainën, ka thënë sot se përdorimi i mjeteve eksplozive nga Rusia me efekte të gjera në zonat e populluara, përfshirë raketa, predha artilerie të rënda si dhe sulme ajrore" mund të përbëjnë krime lufte.

Shefja e misionit të OKB-së për të drejtat e njeriut në Ukrainë, Matilda Bognor, përmendi dy shembuj specifik që sulmet mund të cilësohen si krime lufte. “Një sulm ka ndodhur në një shkollë në Chernihiv dhe një sulm tjetër në maternitetin e Mariupol”, ka thënë ajo.