Putin thotë se Perëndimi po përpiqet ta ‘anulojë’ kulturën ruse
BKT
   Ukraina

Putin thotë se Perëndimi po përpiqet ta ‘anulojë’ kulturën ruse

Duke iu referuar anulimit të ngjarjeve kulturore e sportive të atyre që vijnë nga Rusia, Putin akzoi Perëndimin se është kundër kulturës ruse.

Presidenti rus, Vladimir Putin ka akuzuar  sot Perëndimin se po përpiqet të “anulojë kulturën ruse”,  përfshirë ,sipas tij, edhe veprat e kompozitorëve të mëdhenj si Pyotr Tchaikovsky.

Duke iu referuar anulimit të ngjarjeve kulturore e sportive të atyre që vijnë nga Rusia, Putin e quajti këtë një veprim kundër kulturës ruse.

"Sot ata po përpiqen të anulojnë një kulturë të tërë mijëravjeçare, popullin tonë," tha Putin me figura të botës kulturore.