Rusia thotë se do ta përqendrojë luftën në Ukrainën lindore
BKT
   Ukraina

Rusia thotë se do ta përqendrojë luftën në Ukrainën lindore

Ministria e Mbrojtjes raportohet të ketë shqyrtuar dy opsione për "operacionin e saj special ushtarak" - një që përfshinte gjithë Ukrainën dhe tjetri që fokusuar në Donbas.

Sergey Rudskoy, kreu i Departamentit Operacional të Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë ruse ka thënë sot se tani Rusia do të përqendrojë përpjekjet e saj kryesore të luftës në "çlirimin e plotë" të rajonit lindor Donbas në Ukrainës.

“93% e rajonit Luhansk dhe 54% e rajonit Donetsk janë nën kontrollin rus”, ka thënë ai.

 CNN raporton se komentet lënë të kuptohet për një zvogëlim të mundshëm të caqeve të të luftës të Rusisë, pasi forcat ruse kanë hasur në rezistencë të fortë në veri të Ukrainës dhe rreth Kievit.