OKB thotë se janë zhdukur dhjetëra zyrtarë e gazetarë ukrainas
BKT
   Ukraina

OKB thotë se janë zhdukur dhjetëra zyrtarë e gazetarë ukrainas

OHCHR ka deklaruar disa prej rasteve janë “marrje pengjesh”.

Zyra e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut (OHCHR) ka njoftuar sot se dhjetëra zyrtarë, gazetarë dhe aktivistë ukrainas janë arrestuar ose zhdukur me forcë nga forcat agresore ruse, ka, duke thënë se disa prej rasteve janë “marrje pengjesh”.

OHCHR ka deklaruar gjithashtu se kishte dokumentuar ndalimin arbitrar dhe zhdukjen me forcë të 22 zyrtarëve lokalë ukrainas, 13 prej të cilëve ishin liruar më pas ndërsa të tjerët mbahen ende në arrest ose konsiderohen të zhdukur. Gjithashtu është konfirmuar se janë arrestuar të paktën 15 gazetarë dhe aktivistë të shoqërisë civile.