Rusia jep një shifër më të madhe të ushtarëve të vrarë
BKT
   Ukraina

Rusia jep një shifër më të madhe të ushtarëve të vrarë

Vlerësimet e fundit të NATO-s, SHBA-së dhe Ukrainës thuhet se mes 7. 000 deri në 15.000 ushtarë rusë janë vrarë në Ukrainë.

Ushtria ruse ka njoftuar sot se 1.351 trupa të saj janë vrarë në Ukrainë dhe 3,825 janë plagosur që nga fillimi i agresionit , në përditësimin e parë  më të madh publik të viktimave që nga 2 marsi.

 Duke përdorur një eufemizëm zyrtar që i referohet luftës në Ukrainë, zëvendës shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Federatës Ruse, gjeneral koloneli, Sergei Rudskoy,  tha se ka pasur humbje.

"Për fat të keq, gjatë operacionit special ushtarak, ka pasur humbje. Mes shokëve tanë janë të vrarë 1.351”, Rudskoy.