Shtëpia e Bardhë thotë se ende mund të rris sanksionet kundër Rusisë
BKT
   Ukraina

Shtëpia e Bardhë thotë se ende mund të rris sanksionet kundër Rusisë

Këshilltari për siguri kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan  ka thënë se SHBA ka kapacitete për të imponuar masa shtesë ndaj Rusisë.

Administrata Amerikane ka paralajmëruar Rusinë se ende ka mundësi të reja për të imponuar kosto të mëtejshme jo ushtarake, si sanksione shtesë, pas agresionit rus në Ukrainë.

Këshilltari për siguri kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan  ka thënë se SHBA ka kapacitete për të imponuar masa shtesë ndaj Rusisë.

"Ne mendojmë se sanksionet do të kenë gjithnjë e më shumë efektin e presionit dhe kufizimit të ekonomisë dhe makinerisë ruse të luftës. Kjo do të minojë kapacitetin e tyre për të luajtur një rol agresiv në botë”, shtoi ai.

Këshilli Federal Zviceran njoftoi gjithashtu se Zvicra ka miratuar sanksione të mëtejshme kundër Rusisë, në përputhje me paketën e fundit të sanksioneve të Bashkimit Evropian.