Biden i"zhgënjyer”që nuk mund ta shohë vetë krizën humanitare në Ukrainë
BKT
   Ukraina

Biden i"zhgënjyer”që nuk mund ta shohë vetë krizën humanitare në Ukrainë

Presidenti amerikan, Joe Biden, tha se ukrainasit kanë nevojë menjëherë për gjëra jetike si ushqime, batanije, para dhe ilaçe.

Presidenti amerikan, Joe Biden, falënderoi organizatat humanitare në Poloni për ndihmën për Ukrainën dhe refugjatët e saj, në një takim  njoftues mbi gjendjen e refugjatëve.

"Unë jam këtu në Poloni për të parë drejtpërdrejt krizën humanitare dhe, sinqerisht, një pjesë e zhgënjimit tim është se nuk mund ta shoh nga afër si në vende të tjera. Ata nuk do të më lejojnë," tha ai. “Kuptohet, po hamendësoj, të kalojë kufirin dhe t’i hedh një sy se çfarë po ndodh në Ukrainë, por mezi pres të dëgjoj nga ju në komunitetin humanitar për atë që shihni, çfarë po bëni dhe ku mendoni të shkojmë nga këtu" ka thënë Biden.