Forcat ukrainase ende kontrollojnë qytetin Mariupol, thotë guvernatori rajo
BKT
   Ukraina

Forcat ukrainase ende kontrollojnë qytetin Mariupol, thotë guvernatori rajo

Forcat ukrainase raportohet se ende kontrollojnë Mariupol qytetin jugor port në Detin Azov të rrethuar nga forcat ruse.

Guvernatori i rajonit, Donetsk në Ukrainë, Pavlo Kyrylenko, ka thënë se forcat ukrainase ende kontrollojnë Mariupol qytetin jugor port në Detin Azov të rrethuar nga forcat ruse.

Duke folur në televizionin kombëtar, guvernatori Pavlo Kyrylenko tha se deri më tani rreth 65. 000 njerëz janë larguar nga qyteti, megjithëse kanë dështuar kryesisht përpjekjet zyrtare, për të organizuar evakuime masive në kushte  të armëpushimit të përkohshëm.