SHBA e sheh Rusinë duke u fokusuar në lindjet Ukrainës
BKT
   Ukraina

SHBA e sheh Rusinë duke u fokusuar në lindjet Ukrainës

Ushtria ruse po përpiqet të krijoj më shumë terren në lindje që të mund të krijojë ndikim në negociata.

Ushtria amerikane vlerëson se Rusia po i jep përparësi marrjes nën kontroll, rajoneve lindore Donbas dhe Donetck më shumë se Kievit.

CNN citon  monitorimet e ushtrisë amerikane që vlerësojnë se ushtria ruse po përpiqet të krijoj më shumë terren në  lindje që të mund të krijojë ndikim në negociata dhe për të shkëputur forcat ukrainase në lindje nga pjesa tjetër e vendit.

Rusia tha më herët se faza e parë e operacionit të saj ushtarak ishte kryesisht e përfunduar dhe se  tani do të fokusohet në "çlirimin" e plotë të rajonit separatist lindor Donbas  të Ukrainës ku prej vitesh po mbështet direkt forcat pro ruse.