Biden vizitoi refugjatët ukrainas në Poloni
BKT
   Ukraina

Biden vizitoi refugjatët ukrainas në Poloni

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka vizituar sot pasdite refugjatët ukrainas që janë strehuar në Poloni.

Ai ka falënderuar presidentin e Polonisë, Andrzej Duda, ekipin e tij dhe njerëzit e Varshavës që hapën zemrat për t’i ndihmuar refugjatët nga Ukraina.

“Ju nuk keni nevojë të flisni të njëjtën gjuhë për të ndjerë emocionin në sytë e tyre”, ka shkruar ai në Facebook.

Biden më herët deklaroi se është i sigurt që Vladimir Putin po llogariste në aftësinë për të ndarë NATO-n, për të ndarë krahun lindor nga perëndimi dhe për të qenë në gjendje të ndante kombet bazuar në historitë e kaluara, gjë që nuk e arriti. /KosovaPress/