Agresioni rus në Ukrainë - Dita 33
Ministrat e jashtëm të Ukrainës dhe Turqisë takohen të martën në një përpjekje tjetër për të arritur marrëveshje të reja për çështje humanitare dhe për një armëpushim të mundshëm. tshme për një status neutral, ka bërë të ditur presidenti Zelenski. Ndërkohë, ai ka paralajmëruar se Rusia po tenton të ndajë vendin.
23:33 I Rusia dërgon mercenarët e grupit famëkeq Wagner në Ukrainë

Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar ka thënë se ka prova të mjaftueshme që tregojnë se Rusia po dërgon më shumë se 1000 pjesëtarë të grupit famëkeq “Wagner” në lindje të Ukrainës.
Sipas qeverisë britanike pjesë e kësaj përbërje që ka për qëllim shtojë operacionet në Ukrainë janë edhe udhëheqës të lartë të grupi që vazhdon të ketë një prezencë të madhe në Siri, Libi dhe në rajonin Sahelit.
"Për shkak të humbjeve të rënda Rusia ka të ngjarë të jetë detyruar të ripërcaktojë personelin e Wagner për Ukrainën duke i tërhequr disa nga ata nga operacionet në Afrikë dhe Siri", thuhet në deklaratën e Ministrisë së Mbrojtjes së Britanisë.
Grupi Wagner konsiderohet si një nga organizatat më sekrete që financohet nga shteti rus dhe ka rreth 10 mijë pjesëtarë.























