Ukraina rimerr territor
Ukraina ka rimarrë disa fshatra nga forcat ruse në një seri kundërsulmesh, duke përfshirë në lindje të Kharkiv dhe në veriperëndim të Mariupol, pasi raketat ruse goditën qytetin perëndimor të Lvivit të shtunën.
Administratori rajonal i Kharkiv tha se një numër fshatrash rreth Malaya Rogan u rimorën nga forcat ukrainase. Suksesi i forcave ukrainase rreth Kharkiv është pasqyruar më në veri, pranë qytetit të Sumy, ku trupat ukrainase kanë çliruar një sërë vendbanimesh.
Një kundërsulm i veçantë në jug çoi gjithashtu në çlirimin e dy fshatrave në veriperëndim të Mariupolit, tha administrata ushtarake rajonale e Zaporizhzhia.
Në anën tjetër, ushtria ruse të dielën konfirmoi sulmet në depot e karburantit në Lviv dhe jashtë Kievit duke thënë se kishte synuar furnizimet me karburant për trupat ukrainase. Të paktën pesë persona raportohet se u plagosën, pasi të paktën dy raketa goditën Lvivin.
Ndërkohë, presidenti i SHBA-së tha se presidenti rus, Vladimir Putin, "nuk mund të qëndrojë në pushtet", gjatë një fjalimi në Poloni të shtunën, konfirmon htëpia e Bardhë, duke thënë se nuk ishte një thirrje e drejtpërdrejtë për ndryshim regjimi.
Biden tani është kthyer nga Evropa në Washington.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka përsëritur lutjen e tij ndaj partnerëve ndërkombëtarë për ndihmë më të fortë ushtarake, duke thënë se vendi i tij po kërkon vetëm 1% të tankeve dhe avionëve të NATO-s.
Ndryshe, Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq ka mohuar kategorikisht pretendimet e Ukrainës se ka hapur një zyrë në qytetin rus të Rostovit në Don dhe në këtë mënyrë po lehtëson deportimin e qytetarëve ukrainas në Rusi. Kryqi i Kuq, i cili përgjithësisht mban një profil të ulët publik, lëshoi deklaratën që e quajti "informacion i rremë që qarkullon në internet", se po ndihmonte Rusinë të largonte dhjetëra mijëra njerëz jashtë vendit.
Në të njetën kohë, më shumë se 5,200 njerëz u arratisën përmes korridoreve humanitare, sipas zyrtarëve ukrainas. Zyrtarë të Zyrës së Presidentit të Ukrainës, tha se dy fëmijë të plagosur rëndë dhe një foshnjë me pneumoni ishin në mesin e 4,331 banorëve që u larguan nga qyteti i rrethuar i Mariupolit, duke arritur në qytetin juglindor të Zaporizhzhia. Evakuimet erdhën mes raporteve nga autoritetet ukrainase të shtunën se autokolonat e autobusëve po mbaheshin nga forcat ruse, si pjesë e asaj që ata e quajtën një fushatë presioni për të detyruar disa banorë në Rusi.























