Rusët mposhten sërish në aeroportin Chornobaivka
BKT
   Ukraina

Rusët mposhten sërish në aeroportin Chornobaivka

Forcat ruse janë mposhtur për të 12-ën herë në qytetin Chornobaivka, në përpjekjet për të marrë një aeroport strategjik, ka thënë një këshilltar i presidentit.

Aeroporti Chornobaivka, që ndodhet mes qyetit Kherson dhe qytetit të rrethuar në Mykolaiv, është kthyer në simbol të rezistencës së Ukrainës.

“Një befasi e këndshme, por edhe e parashikueshme – Chornobaivka (mposhtja për herën e 12-të), ka ndodhur dhe vazhdon të ndodhë”, ka shkruar në Facebook Oleksiy Arestovych .

Gjenerali rus, Yakov Rezantsev, ishte vrarë në Chornobaivka javën që shkoi, ka thënë ministria ukrainase e Mbrojtjes.