Kryqi i Kuq e ka të pamundur të arrijë në Mariupol
BKT
   Ukraina

Kryqi i Kuq e ka të pamundur të arrijë në Mariupol

Komiteti i Kryqit të Kuq Ndërkombëtar ka thënë se e ka të pamundur të dërgojë çfarëdo ndihme në qyetetin e rrethuar të Mariupolit, pasi kërkon nga Ukraina dhe Rusia që të garantojnë kalim të sigurt.

“Palët duhet të jenë garantuese dhe të kenë një marrëveshje për të lejuar kalime të sigurta. Ata duhet të lejojnë që njerëzit të kenë kohë të mjaftueshme të ikin”, ka thënë zëdhënësi i Kryqit të Kuq Ndërkombëtar, Matt Morris.

“Ne nuk kemi akutalisht një ekipë që është në gjendje të ketë qasje”, ka thënë ai.