Ukraina jep “çmime të paqes” për kompanitë që lëshuan Rusinë
BKT
   Ukraina

Ukraina jep “çmime të paqes” për kompanitë që lëshuan Rusinë

Kompanive ndërkombëtare që kanë lëshuar Rusinë do tu jepet një “çmim ndërkombëtar” nga presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka njoftuar zyra e tij.

Kompanitë që kanë ikur “meritojnë respektin të ukrainasve dhe njerëzve rreth botës. Mbi të gjitha, indiferenca dhe heshtja janë bashkëfajësi”, ka thënë Andriy Yermak, shef i kabinetit të presidentit.

Andriy Yermak i ka ftuar kompanitë e tjera që “ta bëjnë zgjidhjen e duhur”.