10:56 / 28.03.2022
Edhe Heineken largohet nga Rusia
Gjiganti holandez i birrës, Heineken njoftoi se ka vendosur që ta largojë biznesin nga Rusia, pasi fillimisht kishte deklaruar se do t’i pauzonte investimet e reja dhe eksportet atje.
“Ne kemi vendosur që pronësia e bizneseve të Heineken në Rusi nuk është e qëndrueshme e as zbatueshme në ambientin aktual”, thuhet në një deklaratë të kompanisë.























