Lavrov përjashton mundësinë e një takimi Zelensky-Putin
BKT
   Ukraina

Lavrov përjashton mundësinë e një takimi Zelensky-Putin

Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrv, për momentin ka përjashtuar mundësinë e një takimi të lartë ndërmjet presidentëve ukrainas dhe rus, Zelensky dhe Putin.

Lavrov tha se çfarëdo takimi i tanishëm ndërmjet palëve për të këmbyer pikërpamje do të ishte kundër-produktiv, duke shtuar se diskutimet mes Rusisë e Ukrainës duhet të mbahen kur palët “janë afër dakordimit për çështjet kryesore”.

Zelensky në vazhdimësi bën thirrje për një takim sy më sy me Putinin.