Trupat ukrainase vazhdojnë me kundërsulme në Kharkiv
BKT
   Ukraina

Trupat ukrainase vazhdojnë me kundërsulme në Kharkiv

Forcat ukrainase kanë ndërmarrë disa kundërsulme kundër trupave ruse në rajonin e Kharkivit, ka thënë guvernatori i këtij rajoni.

Oleg Sinegubov ka shkruar në Telegram se fshatërat Mala Rohan dhe Vilkhivka tani janë tërësisht nën kontrollën e trupave ukrainase.

Ai shtoi se “luftime të ashpra” po vazhdojnë në qytetin Izyum, rreth 124 km larg Kahrkivit, që është qyteti i dytë më i madh në Ukrainë.