17:45 / 28.03.2022
BE kërkon t’i jap fund skemës së dhënies së pasaportave për rusët
Komisioni Evropian u kërkoi vendeve anëtarë të BE-së të pezullojnë shitjen e vizave për rusët dhe bjellorusët.
Krahu ekzekutiv i Bashkimit Evropian u ka bërë sot thirrje vendeve anëtare të bllokut që t'i japin fund programeve kombëtare që u japin ose u shesin shtetësinë investitorëve, të njohura si skemat e pasaportave të arta.
Kërkesa e Komisionit Evropian pason një iniciativë të Parlamentit Evropian për të tkurrur dhe rregulluar skemat e dhënies së shtetësisë dhe vizave që peshojnë miliarda euro, gjë të cilën BE e ka konsideruar prej kohësh një rrezik sigurie.























