Propozim-buxheti i Biden përfshin miliarda dollarë veprime kundër Rusisë
BKT
   Ukraina

Propozim-buxheti i Biden përfshin miliarda dollarë veprime kundër Rusisë

Propozimi i ri buxhetor i presidentit amerikan, Joe Biden përfshin miliarda euro kundër agresionit rus në Ukrainë

Shtëpia e Bardhë  ka njoftuar se propozimi i buxhetit për vitin 2023, i presidentit Xho Bide, përfshin rritjen e fondeve për sigurinë, brenda dhe jashtë vendit dhe redukton deficitin tregtar.

Zyrtarët gjithashtu kanë paralajmëruar se inflacioni mund të vazhdojë të shkaktojë probleme për ekonominë e përgjithshme të vendit.

Buxheti i propozuar përfshin 6.9 miliardë dollarë për Iniciativën Evropiane të Parandalimit dhe Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO)  dhe mbështetjen e Ukrainës.