Vatikani kritikon patriarkun Kirill se përkrahu agresionin në Ukrainë
BKT
   Ukraina

Vatikani kritikon patriarkun Kirill se përkrahu agresionin në Ukrainë

Papa Franqesku dhe disa kardinalë i kanë bërë thirrje udhëheqësit të Kishës Ortodokse Ruse që të qëndroi larg mbështetjes së konfliktit Ukrainë.

Vatikani ka njoftuar se më 16 mars, Papa Françesku zhvilloi një videotakim me Patriarkun Kirill, udhëheqësin 75-vjeçar të Kishës Ortodokse Ruse dhe një aleat të gjatë të Presidentit Vladimir Putin.

Kreu i kishës katolike paralajmëroi patriarkun rus që të mos fshihej pas fesë për të justifikuar agresionin e armatosur ndaj Ukrainës pasi, Patriarku Kirill u duk se përkrahu të ashtuquajturin "operacion  rus kundër Ukrainës  duke thënë se “ Kemi hyrë në një luftë që nuk ka rëndësi fizike, por një metafizike".