Reja: Gjeorgjia është një ekip shumë i fortë
BKT
Sport

Reja: Gjeorgjia është një ekip shumë i fortë

Në një konferencë për media, mbrojtësi Berat Gjimshiti dhe trajneri Edi Reja e vlerësuan si pozitive paraqitjen ndaj Spanjës, por kërkuan vëmendje për sfidën kundër Gjeorgjisë, skuadër të cilën e kanë konsideruar si mjaftë të rrezikshme.

Reja ka bërë të ditur se do të ketë ndryshime në formacion për këtë ndeshje, sidomos në repartin e mesfushës dhe ka zbuluar mungesat e lojtarëve si Bare, Balliu e Uzuni.  “Sigurisht unë do të doja të bënim të njëjtën paraqitje ndaj Gjeorgjisë ashtu siç luajtëm me Spanjën pavarësisht se rezultati nuk ishte pozitiv në fund. Do të këtë shumë ndryshime sigurisht në mesfushë po do t’i vlerësoj situatat, të gjithë lojtarët që të shohim kush është në gjendje të mirë, kush ndjehet më i lodhur dhe kush është më i freskët. Në mesfushë sigurisht do të ketë ndryshime sepse Bare ka pasur shqetësime fizike pas ndeshjes dhe nuk është stërvitur dhe po diskutojmë që të mos bashkohet me skuadrën në Tiranë por të qëndrojë këtu dhe të rikuperohet. Për Balliun ne kemi pasur një akord në fillim që ai do të ishte vetëm në ndeshjen me Spanjën pastaj do të rikthehet te klubi ndërkohë që edhe Uzuni sipas të gjitha gjasave do të qëndrojë të Granada.”, bëri të ditur trajneri kuqezi.

E sa i përket kundërshtarit, Reja ka thënë se ata janë një ekip shumë i organizuar, teknik dhe i papërshtatshëm, por që kjo i jep mundësi ekipit që të tregojë se sa është rritur në nivelin e performancës. “Sa i përket Gjeorgjisë është një ekip shumë i fortë, e ka mundur Bosnjën, është ekip i organizuar, teknik, është shumë i vështirë. Unë e kisha thënë që në fillim që unë kërkoja dy sfida shumë të rëndësishme në këto miqësore si Spanja si Gjeorgjia janë rival që më kënaqin dhe na japin mundësi të krijojmë çoftë eksperiencë të rëndësishme por edhe të rritemi dhe të tregojmë rritjen tonë. Pra ky ishte synimi, të kisha kundërshtarë të tillë dhe ia arritëm qëllimit..Sigurisht që Gjeorgjia është një kundërshtar krejt ndryshe por keni parasysh që ka një skuadër që mbrohet mirë, që vrapon shumë por edhe e rrezikshme në kundërsulme. E rëndësishme për ne është që të shfrytëzojmë karakteristikat e lojtarëve që kemi dhe të marrim maksimumin nga lojtarët që kemi”, tha në fund Reja.

Ndeshja miqësore ndërmjet Shqipërisë dhe Gjeorgjisë do të zhvillohet të premten me fillim nga ora 18:00.