Vdes ish-hendbollist i kosovar, Izet Kastrati
BKT
Sport

Vdes ish-hendbollist i kosovar, Izet Kastrati

Të hënën ka vdekur Izet Kastrati, emri i njohur i hendbollit kosovar. I ndjeri Kastrati ka qenë gjatë pjesë e hendbollit të Kosovës. Ai vdiq në moshën 64-vjeçare.

Kastrati ishte lojtar i dalluar i KEK-ut, Prishtinës, Drenicës e Vëllaznimit. Së fundi ishte i angazhuar si trajner i KHF Verona nga Obiliqi. Në fund të viteve 70-ta dhe në fillim të viteve 80-ta ishte prej hendbollistëve të dalluar në vendin tonë. Në emër të FHK-së, familjen Kastrati e ka ngushëlluar presidenti i Federatës së Hendbollit Eugen Saraçini. “Me vdekjen e Izet Kastratit familja e madhe e hendbollit ka mbetur pa një anëtar të rëndësishëm. Kontributi i tij si lojtar e më pas si trajner do të kujtohet gjithnjë”, ka shkruar Saraçini.