18:32 / 28.03.2022
Qeveria e Ukrainës thotë se nuk do të pranojë asnjë humbje territoriale
Sipas ministrit ukrainas të financave qeveria po paguan rroga dhe pensione, si dhe 200 dollarë për çdo person që ka humbur punën për shkak të luftës.
iale
Ministri i Financave i Ukrainës, Serhii Marchenko ka thënë se qeveria nuk do të pranojë asnjë humbje territori ndaj Rusisë dhe se pavarësisht luftës, pagat dhe pensionet po paguhen.
"Pavarësisht luftës, qeveria jonë është duke funksionuar," ka thënë Marchenko për CNN.
“Më shumë se 3 milionë njerëz janë refugjatë. Është gjithashtu një dëm i madh për ekonominë tonë”, tha ai.























