BE thotë se gjysma e refugjatëve ukrainas janë fëmijë
BKT
   Ukraina

BE thotë se gjysma e refugjatëve ukrainas janë fëmijë

Fëmijët përbëjnë gjysmën e 3.8 milionë refugjatëve nga Ukraina që kanë mbërritur në Bashkimin Evropian që nga fillimi i agresionit rus.

Komisionerja e BE-së për Çështjet e Brendshme, Ylva Johansson, ka thënë se numri i të ardhurve është në rënie. "Në kulmin e largimit nga Ukraina, kishim 200 mijë persona që hynin në BE brenda një ditë, tani  është ulur në rreth 40 mijë në ditë", ka thënë ajo.

Johansson shtoi se 800. 000 nga 3.8 milionë të ardhur kanë aplikuar për mbrojtje të përkohshme në BE.

Ministrat e brendshëm të BE-së janë pajtuar  për të krijuar një platformë të BE-së për regjistrimin e refugjatëve që aplikojnë për mbrojtje të përkohshme në bllokun evropian.