20:02 / 28.03.2022
Kreu i OKB-së apelon për armëpushim humanitar
Antonio Guterres ka thënë se prej më shumë se një muaji agresioni rus në Ukrainë ka çuar në humbjen e pakuptimtë të mijëra jetëve.
Sekretari gjeneral i Organizatës së Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres ka udhëzuar drejtorin për çështje humanitare të OKB-së Martin Griffiths, të diskutojë me palët e përfshira në konflikt për një armëpushimi humanitar në Ukrainë.
“ Mijëra njerëz janë vrarë dhe mbi 10 milionë njerëz, kryesisht gra dhe fëmijë janë larguar si dhe është bërë një shkatërrim sistematik i infrastrukturës. Gjithashtu janë rritur çmimet e ushqimit dhe energjisë në mbarë botën. Kjo duhet të ndalet”, ka thënë Guterres.
“Por zgjidhja e kësaj tragjedie humanitare nuk është humanitare, është politike”, shtoi Guterres.























