Misteri i simptomave helmuese të oligarkut rus dhe negociatorëve ukrainas
BKT
   Ukraina

Misteri i simptomave helmuese të oligarkut rus dhe negociatorëve ukrainas

Ish-pronari i Chelsea, Roman Abramovich dhe negociatorë ukrainas thuhet se patën simptoma helmimi, pas një takimi në Kiev.

Negociatorët ukrainas në bisedimet për armëpushim dhe oligarku rus Roman Abramovich raportohet se patën simptoma helmimi, pas një takimi në Kiev në fillim të këtij muaji.

Gazeta Wall Street Journal, duke cituar burime nga zyrtarë të informuar rreth kësaj çështje raporton sot se simptomat përfshinin skuqjen e syve, lot të vazhdueshëm dhe skuqje të lëkurës, fytyrave dhe duarve, por që tani janë shëruar.

Por një zyrtar amerikan i inteligjencës  i ka thënë agjencisë Reuters, në kushte anonimiteti, se oligarku rus, Roman Abramovich dhe negociatorët ukrainas të patën probleme shëndetësore për shkak të një faktori mjedisor, jo helmimit.

BBC raporton se është shumë misterioze pasi në mbrëmjen e 3 marsit, ata u takuan në Kiev, pikërisht në zemër të territorit ukrainas.