Biden thotë nuk ka ndryshim të politikës ndaj situatës në Ukrainës
BKT
   Ukraina

Biden thotë nuk ka ndryshim të politikës ndaj situatës në Ukrainës

Presidenti amerikan tha se nuk po tërhiqet nga komentet e tij që bëri gjatë një vizite në Poloni kur tha se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, dhe as nuk po shpreh ndryshim politikash.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, thotë se ai nuk po tërhiqet nga komentet e tij se Presidenti Vladimir Putin nuk mund të mbetet në pushtet.

"Unë nuk tërheq asgjë" , ka thënë Biden në një fjalim nga Shtëpia e Bardhë.

Ai ka theksuar se ai nuk po shpreh ndryshim të politikës, por një opinion bazuar në emocionet e tij të asaj dite. “Po shprehja zemërimin moral që ndjeva ndaj mënyrës se si po sillet Putin dhe veprimeve të këtij njeriu”, ka thënë Biden

"Unë sapo kisha ardhur nga takimi me ato familje të Ukrainës" ka thënë Biden, duke shtuar se " nuk po shprehja ndryshim politikash," tha Biden.