Zelenskyy lë të kuptohet për mundësinë e një kompromisi në Ukrainën lindore
BKT
   Ukraina

Zelenskyy lë të kuptohet për mundësinë e një kompromisi në Ukrainën lindore

Presidenti i Ukrainës ka thënë se mënyra e vetme për t`i dhënë fund luftës ishte një takim ballë për ballë me udhëheqësin rus, një mundësi që e hodhi poshtë më herët ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergey Lavrov.

Para raundit të bisedimeve të së martës, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, ka thënë se Ukraina është e përgatitur të shqyrtojë  mundësinë e një kompromisi.

"Unë e kuptoj se është e pamundur të detyrosh Rusinë të largohet plotësisht nga territori. Kjo mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore. E kuptoj plotësisht. Unë jam plotësisht i vetëdijshëm për këtë" ka thënë Zelensky.

Zelensky ka përsëritur çështjen e neutralitetit dhe ka folur për dy rajonet e zonat e kontestuara në lindje të vendit Donbas dhe Doneck, ku Rusia  është deklaruar se  njeh pavarësinë e tyre "Kjo është arsyeja pse unë po them, po ky është një kompromis. Kthehuni atje ku filloi gjithçka dhe më pas ne do të përpiqemi të zgjidhim çështjen e Donbasit, çështjen komplekse të Donbasit”.