Rusia dërgon mercenarët e grupit famëkeq Wagner në Ukrainë
Pjesë e grupit prej 1000 trupash që ka për qëllim shtojë operacionet në Ukrainë janë edhe udhëheqës të lartë të grupit Wagner që vazhdon të ketë një prezencë të madhe në Siri, Libi dhe rajonin Sahelit.
Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar ka thënë se ka prova të mjaftueshme që tregojnë se Rusia po dërgon më shumë se 1000 pjesëtarë të grupit famëkeq “Wagner” në lindje të Ukrainës.
"Për shkak të humbjeve të rënda Rusia ka të ngjarë të jetë detyruar të ripërcaktojë personelin e Wagner për Ukrainën duke i tërhequr disa nga ata nga operacionet në Afrikë dhe Siri", thuhet në deklaratën e Ministrisë së Mbrojtjes së Britanisë.
Grupi Wagner konsiderohet si një nga organizatat më sekrete që financohet nga shteti rus dhe ka rreth 10 mijë pjesëtarë.























