Ukraina do të miratojë statusin neutral në këmbim të garancive të sigurisë
BKT
   Ukraina

Ukraina do të miratojë statusin neutral në këmbim të garancive të sigurisë

Në bisedimet e paqes ndërmjet Ukrainës dhe Rusisë në Stamboll, Ukraina ka thënë se do të miratojë statusin neutral - një nga kërkesat kryesore të Rusisë - në këmbim të garancive të sigurisë, thanë negociatorët e saj.

Statusi neutral do të nënkuptonte se Ukraina nuk do t'i bashkohej asnjë aleance ushtarake, si NATO-ja, ose bazave ushtarake.

Polonia, Izraeli, Turqia dhe Kanadaja mund të jenë ndër garantuesit e mundshëm të sigurisë për Ukrainën.

Propozimet do të përfshijnë gjithashtu një periudhë konsultimi 15-vjeçare për statusin e Krimesë së aneksuar dhe do të hyjnë në fuqi vetëm në rast të një armëpushimi të plotë, tha Ukraina, raporton BBC.

Negociatorët e saj thanë se kishte material të mjaftueshëm në propozimet aktuale të Ukrainës për të garantuar një takim midis Zelensky dhe presidentit rus Vladimir Putin, duke shtuar se ata ishin në pritje të përgjigjes së Rusisë.

Ukrainës iu ofrua më parë një rrugë për t'u bashkuar me NATO-n, të cilën Rusia e kundërshton ashpër./Përgatiti V.Thaçi