18:50 / 29.03.2022
Mbyllet baraz pjesa e parë mes Zvicrës dhe Kosovës
Ka përfunduar pjesa e parë në miqësoren mes Kombëtares së Zvicrës dhe asaj të Kosovës, ku kishim një atmosferë tejet interesante.
Pas 45’ minutave të zhvilluara në stadiumin “Letzigrund” të Cyrihut, Kosova është duke barazuar pa gola, respektivisht 0:0, me Zvicrën.
Të dy kombëtaret arritën të tregojnë paraqitje të mirë gjatë kësaj pjese të parë, ku “Dardanët” regjistruan dy goditje drejt portës krahas vetëm një të “Helvetikëve”.
Rezultati i pjesës së parë është i barabartë 0:0.























