19:09 / 29.03.2022
Kosova avanson me golin e Rashicës
Kosova ka kaluar në epërsi ndaj Zvicrës në miqësoren e cila po zhvillohet.
Ka qenë minuta e 52-të kur Milot Rashica është treguar fleksibil në një rrëmujë të krijuar para portës, duke realizuar golin e avantazhit.
Edhe në pjesën e parë Kosova ka treguar një lojë të mirë me disa raste të krijuara.























