Peskov: Bisedimet paqësore nuk kanë dhënë rezultat
BKT
   Ukraina

Peskov: Bisedimet paqësore nuk kanë dhënë rezultat

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov ka raportuar para gazetarëve për bisedimet e mbajtura me Ukrainën të martën në Turqi.

Ai humbi shpresat për përparim të situatës në këtë drejtim.

Dje, Rusia tha se ka për qëllim të zvogëlojë aktivitetin ushtarak në Kiev dhe Chernihiv dhe Ukraina tha se do të shqyrtojë mundësinë për të vendosur gjendje ‘neutrale’.

 “Ajo çfarë është pozitive është se ana e Ukrainës ka filluar të formulojë dhe shkruajë në letër specifikisht atë se çfarë po propozon. Deri tash ne nuk kemi arritur ta bëjmë këtë. Ndërsa, sa i përket armëpushimit, nuk mundemi në gjendjen e tanishme se nuk ka pasur rezultat në asgjë çka është premtuar”, tha Peskov, sipas raportimit të agjencisë Interfax.

Mirëpo, ai tha se Rusia është e kujdesshme në komentet për bisedimet ‘përderisa ne besojmë se negociatat duhet të bëhen në qetësi’, kurse kryenegociatori rus do të flasë për to më vonë, shkruan BBC.

Ai shton se Krimea është ‘pjesë e Rusisë’ dhe kushtetuta ruse përjashton diskutimin e saj dhe të secilit regjion rus./S.K.