Autobusët shkojnë në Mariupol për të ndihmuar civilët
BKT
   Ukraina

Autobusët shkojnë në Mariupol për të ndihmuar civilët

Kievi po dërgon autobusë në qytetin port jugor të Mariupolit për të tentuar të dërgojë furnizime humanitare dhe të evakuojë civilët e bllokuar.

Rreth 45 autobusë janë nisur për në Mariupol pasi Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq konfirmoi se Rusia kishte rënë dakord të hapte një korridor të sigurt për të enjten, tha zëvendëskryeministrja ukrainase Iryna Vereshchuk, raporton BBC.

Përpjekjet e mëparshme për të vendosur një armëpushim në Mariupol dhe për të evakuuar në mënyrë të sigurtë civilët kanë dështuar.

Kryetari i bashkisë së qytetit ka thënë se deri në 170,000 njerëz janë të bllokuar në Mariupol pa energji elektrike dhe furnizime në pakësim - ai ka pësuar bombardime pothuajse të vazhdueshme nga Rusia.

Mariupol ka qenë fokusi kryesor i pushtimit rus të Ukrainës, me Vladimir Putin duke thënë të martën se granatimet ruse do të ndaleshin vetëm kur ushtarët ukrainas të dorëzoheshin./Përgatiti V.TH