Tërhiqet shorti për gjysmëfinalet e Kupës: Spikat dueli Prishtina-Llapi
BKT
Sport

Tërhiqet shorti për gjysmëfinalet e Kupës: Spikat dueli Prishtina-Llapi

Në ambientet e Federatës së Futbollit të Kosovës është bërë tërheqja e shortit për ndeshjet gjysmëfinale në Kupën e Kosovës.

Përballja kryesore do të jetë ajo mes Prishtinës dhe Llapit. Drita do të ketë punë me Ramiz Sadikut, skuadrën që bën gara në Ligën e Parë të Kosovës.

Ndeshjet gjysmëfinale në Kupën e Kosovës në futboll zhvillohen me sistemin vajtje-ardhje.

Ballafaqimet e para luhen më 7 prill, kurse ato të kthimit një javë më vonë.

Çiftet e plota:

Prishtina – Llapi

Drita – Ramiz Sadiku.