Superliga rikthehet me sfida të zjarrta, live në Radio Kosova
BKT
Sport

Superliga rikthehet me sfida të zjarrta, live në Radio Kosova

Pas disa ditësh pushim për shkak të ndeshjeve të Kombëtareve, skuadrat elitare rikthehen në aksion me ndeshjet e xhiros së 27-të.

Kjo xhiro hapet sot me duelin Dukagjini-Malisheva, skuadra këto që po ‘luftojnë’ për t’i ikur zonës së rrezikshme.

Të shtunën do të luhen dy ndeshje, ku do të përballen Ulpiana-Drita dhe Prishtina-Llapi, duele këto që parashikohet të prodhojnë sfida interesante, sepse pikët janë tejet të rëndësishme për secilën skuadër, raporton RTKLive.com.

E diela pasdite vjen me dy ndeshje tejet interesante, ku do të ballafaqohen Drenica-Feronikeli dhe Gjilani-Ballkani, kjo e fundit është kryederbi i kësaj fundjave pasi që të dy skuadrat janë duke bërë garë të zjarrtë për titull të kampionit.

Të gjitha ndeshjet e kësaj xhiro, do të transmetohen në radio numër një, Radio Kosova.

Superliga / Java e 27-të

Sot takohen:

Dukagjini-Malisheva

Të shtunën takohen:

Prishtina-Llapi

Ulpiana-Drita

Të dielën takohen:

Gjilani-Ballkani

Drenica-Feronikeli

Të gjitha ndeshjet fillojnë në orën 14:00, përveç derbit Gjilani-Ballkani që nis në orën 14:30. /F.BYTYQI/