15:57 / 03.04.2022
Tifozët e Gjilanit bëjnë të ndërpritet ndeshja me Ballkanin
Është ndërprerë ndeshja mes Gjilanit dhe Ballkanit në minutat shtesë.
Kjo ka ndodhur pas golit të barazimit nga portieri Enea Koliqi, kur tifozët e Gjilanit kanë pushtuar fushën, duke lënë të lënduar portierin e Ballkanit, Stivi Frashëri, i cili është larguar nga fusha me ndihmën e ambulancës.
Rezultati i takimit deri para ndërprerjes ishte 1-1.
Ballkani kishte kaluar herët në epërsi me golin e Krasniqit.
Nuk dihet ende nëse ndeshja e ndërprerë do të vazhdojë.























