19:44 / 03.04.2022
Scholz paralajmëron sanksione shtesë ndaj Rusisë
Kancelari gjerman Olaf Scholz njoftoi sonte se BE-ja do të vendosë sanksione shtesë kundër Rusisë për shkak të ngjarjeve në Bucha të Ukrainës.
"Në rrethin e aleatëve do të biem dakord për masat e mëtejshme në ditët në vijim," tha ai, duke iu referuar krimeve të luftës të kryera në Bucha.
Sipas tij, presidenti rus Vladimir Putin dhe mbështetësit e tij do të ndjejnë pasojat.
Scholz njoftoi se Gjermania do të dërgojë armë të tjera në Ukrainë, në mënyrë që vendi të mbrohet nga Rusia.
Më herët, ministrja gjermane e Mbrojtjes Christine Lambrecht njoftoi sanksione të reja të BE-së kundër Rusisë, duke përmendur se tema do të ishte energjia.























