Dorëzohet Allegri: Tani më jemi jashtë luftës për titull
BKT
Sport

Dorëzohet Allegri: Tani më jemi jashtë luftës për titull

Massimiliano Allegri ka evituar që të bëjë polemika në fjalët e tij të para pas ndeshjes që Juventusi humbi ndaj Interit me shifrat 1-0.

“Të evitojmë që të themi gjëra që tashmë nuk shërbejnë për asgjë”, ishin fjalët e tij për “DAZN” duke preferuar që të mos bënte polemika rreth penalltisë së Çalhanoglu që vendosi duelin.

“Unë do të flisja për paraqitjen, ishte një Juventus i bukur. Kemi hapësira të mëdha përmirësimi dhe po përmirësohemi. Kemi vertikalizuar më shumë, kemi luajtur edhe një ndeshje të mirë në nivelin teknik. Tani më në fund nuk ka më dyshime mbi faktin që jemi jashtë luftës për titull. Duhet të mbërrijmë mes katër skuadrave të para, për t’u paraqitur në rifillimin e kampionatit në vitin tjetër që të mundohemi të fitojmë titullin”, tha Allegri.