HRW: Imazhet në Bucha, hetim për krime lufte
Imazhet nga Bucha, në periferi të kryeqytetit Kiev, kanë nxitur botën e jashtme të kërkojë një hetim për krime lufte të ushtrisë ruse në Ukrainë.
Lidhur me ngjarjet në Bucha, që po bëhen akuza për krime lufte, për të cilat organizata e të drejtave të njeriut, Human Rights Watch, deklaron se ka disa dëshmitarë, transmeton Reuters.
"Rastet që ne kemi dokumentuar përbëjnë një mizori të papërshkrueshme, të qëllimshme dhe dhunë kundër civilëve ukrainas", thotë për agjencinë e lajmeve Hugh Williamson, drejtor evropian në Human Rights Watch.
Veprimet e Rusisë janë dënuar gjithashtu në mbarë botën.
Përveç trupave të pajetë përgjatë rrugëve, në Bucha është zbuluar edhe një varr masiv. Por kush e ka bërë varrin apo sa janë varrosur aty, është e paqartë./M.M.























