I moshuari ukrainas: As nazistët nuk kanë bërë kështu
BKT
   Ukraina

I moshuari ukrainas: As nazistët nuk kanë bërë kështu

Masakra e civilëve në Bucha të Ukrainës ka tronditur botën.

Sipas autoriteteve lokale, të paktën 300 civilë u gjetën në varre masive, pasi trupat ruse u tërhoqën nga qyteti. Rrugëve të qytetit vëreheshin edhe civilë të vrarë.

Nga jugu në rrugët e Bucha-s mund të shiheshin të shkatërruara shumë mjete të blinduara ruse. Në mënyrë të ngjashme vërehen ndërtesa të banimit dhe objekte të tjera civile të djegura.

Një pensionist i moshuar, për mediat skandinave, deklaroi se i kujtonte vitet 1941 dhe 1942, kur Gjermania naziste pushtoi rajonin e Kievit.

“As gjermanët nuk kanë bërë kështu”, tha pensionisti i moshuar ukrainas, banor i qytetit Bucha/M.M.