Zelenskyj pas rastit Bucha: Ndoshta ka më shumë viktima në qytete të tjera
BKT
   Ukraina

Zelenskyj pas rastit Bucha: Ndoshta ka më shumë viktima në qytete të tjera

Pas fotove të tmerrshme nga Bucha, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyj, thotë se mund të ketë edhe më shumë viktima civile në vende të tjera.

Tashmë ka informacione se numri i viktimave mund të jetë edhe më i madh në Borodyanka dhe në disa qytete të tjera të çliruara, thotë presidenti Zelenskyj.

Të martën, ai do të flasë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, njoftojnë mediet botërore, transmeton RTKLive.

Pas vizitës në qytetin e Bucha-s, ku civilët u varrosën në varre masive dhe kufomat u lanë në rrugë pas invazionit rus, Volodymyr Zelenskyj thotë se dëshiron të shohë një hetim të plotë dhe të hapur të krimeve të supozuara të luftës.

“Dua të theksoj se ne duam një hetim të plotë dhe transparent, rezultatet e të cilit do të shpërndahen dhe do t'i shpjegohen të gjithë komunitetit ndërkombëtar, tha ai në fjalimin e tij përmes videos./M.M.