Zelenskyj do të flasë në Këshillin e Sigurimit
BKT
   Ukraina

Zelenskyj do të flasë në Këshillin e Sigurimit

Për shkak të ngjarjeve të fundit, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyj, do të flasë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së të martën.

Takimi tashmë është planifikuar dhe do të marrë pjesë edhe Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres, raporton AFP, transmeton RTKLive.

“Presidenca britanike e Këshillit do të sigurojë që të zbulohet e vërteta për krimet e luftës të Rusisë”, shkroi misioni britanik i OKB-së në Twitter.

Guterres ka diskutuar për situatën në Ukrainë edhe me ministrin e Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, njofton OKB përmes një deklarate.

Sekretari i Përgjithshëm theksoi, ndër të tjera, gjatë bisedës se OKB-ja po punon për të arritur një armëpushim humanitar sa më shpejt të jetë e mundur dhe që populli ukrainas duhet të marrë ndihmë humanitare./M.M.