Prishtina zhvillon sot sfidën kryesore në Ligën Ballkanike
BKT
Sport

Prishtina zhvillon sot sfidën kryesore në Ligën Ballkanike

Njëra prej ndeshjeve më të rëndësishme për kalim në Final Four të Ligës Ballkanike për klubin e basketbollit kosovar Sigal Prishtina zhvillohet sonte në Izrael.

Skuadra e kryeqytetit do të ballafaqohet në udhëtim me Hapoel Galil Elyon dhe lojtarët e këtij ekipi janë të gatshëm të japin maksimumin për të vazhduar drejt sukseseve.

Rivali i sotëm i Sigal Prishtinës është lider i grupit, kurse skuadra kosovare renditet e treta në këtë grup.

Ndeshja fillon nga ora 18:00.